Gjasat janë të mira, por jo gjithçka varet nga ata.

Gjilani pasi triumfit në derbi ndaj Dritës, i afrohet rivalit të qytetit në vetëm një pikë, derisa në mesjavë do të përballet me Ballkanin në shtëpi, dhe vetën fitorja e mban në lojë për titull, shkruan Korneri.net

Kështu mendon edhe sulmusi Fiton Hajdari, që u intervista nga redaksia e jonë, pak ditë para ndeshjes me të rëdësishme në kampionat sipas tij ndaj Ballkanit të Ismet Munishit.

“Po e fituam derbin ndaj Dritës. E kemi ditur so do te jete shumë e veshtirë në këtë ndeshje, sepse Drita ka një skuadër shumë të  mirë, por ne bëm një paraqitje të mirë dhe me angazhim maksimal arritëm ta mposhtim Dritën”, deklaroi sulmuesi për Korneri.net

Ai foli në vazhdim edhe për ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit që është edhe më e rëndësishme.

“Ndeshja me Ballkanin do të jetë ndeshje më e vështira e kampionatit dhe vendimtare për të dyja ekipet.  Kemi filluar përgatitjet për këtë ndeshje dhe e dimë që kundështari është shumë i fortë dhe ka një ekip shumë të  mirë. Ne jemi të vetdijshëm me rëndësinë e këtij takimi  dhe do të hyjmë në lojë  ta japim maksimumin dhe t’i marrim pikët e plota”, tha në vazhdim Hakdari që sigurisht se e përmendi edhe faktin se Gjilani do ta meritontë titullin.

Mendosj se do  ta kishim merituar titullin dhe e meritojmë atë, por kemi bërë disa gabime në disa ndeshje që nuk na falen dhe disa ndeshje nuk kemi pas shumë fat, pasi  në çdo ndeshje mendoj që kemi bërë paraqirje të mira dhe shpresoj qe do vazhdojm edhe këto dy ndeshje njëjtë.  Sigurisht, nuk varet gjithçka nga ne për të dal kampion, sepse  jemi një pikë mbrapa vendit të parë, por deri në fund nuk do te derëzohemi për tu shpallur kampion”, përfundoi komentin e tij për redaksinë tonë Fiton Hajdari. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan.United ende është larg realitetit, De Gea dhe “katastrofa” Meguire i dhanë finalen londinezëve
Artikulli tjetërNapoli fitoi në frymën e fundit, Sampdoria largohet nga zona e rrezikshme, Genoa ka shpresa për mbijetesë