Janë zhvilluar pesë ndeshje në NBA në mes të martës dhe të mërkurës, por këtë herë fitore kanë shënuar skuadrat e mëdha.
Kampioni aktual Cleveland Caveliers shënoi fitore 128:96 ndaj Detroit Pistons në mbrëmjen ku shkëlqeu LeBron James i cili regjistroi triple-double me 16 pikë, 12 asistime dhe 11 kërcime, ndërsa pikë të njëjta shënoi edhe Richard Jefferson, por më efikas ishin Kyrie Irving me 26 pikë Iman Shumpert me 18.
Te humbësit u dallua vetëm Tobias Harris me 17 pikë të shënuara.

Nënkampioni Golden State mposhti me rezultat të ngishtë Philadelphia 76-ers 106:104, edhe pse Warriors ishin duke humbur në pjesën më të madhe të ndeshjes, në një moment edhe me -12 pikë, por në momentin e parë kur nisën të luajnë mbrojtje agresive arritën që periudhën e fundit ta fitojnë 28:13, e më pas edhe tërë ndeshjen.
Stephen Curry ishte lider i skuadrës me 29 pikë, Klay Thompson i shtoi 28, ndërsa Draymond Green 20. Te mysafirët u veçuan Dario Saric me 25 pikë dhe Jahlil Okavor me 20.

Një tjetër triple-double për të papërmbajtshmin Russell Westbrook. Në fitoren e Oklahomas në udhëtim te Brooklyn Nets me rezultat 122:104, Westbrook shënoi 25 pikë, 19 asistime dhe 12 kërcime, padyshim duke qenë edhe njëherë lojtari i ndeshjes. Atë e ndihmuan Victor Oladipo me 21 pikë, kurse Tay Gibson dhe Enes Kanter i shtuan nga 17 pikë secili. Për Nets lojë të mirë treguan Brook Lopez me 25 pikë dhe Jeremy Lin me 24.

New York shënoi fitore ndaj Indiana Pacers 87:81, edhe pse vendasit luajtën me vetëm nëntë basketbollistë shkaku i lëndimeve katër lojtarëve.
Megjithatë, as kjo nuk i pengoj atyre që të realizojnë fitoren e 27. sezonale fal Carmelo Anthony që ndeshjen e mbylli me 22 pikë e 13 kërcime dhe Derrick Rose që i shtoi 16.
Te Indiana u dalluan Paul George me 22 pikë e 10 kërcime dhe Myles Turner me 17 pikë e 12 kërcime.

Në ndeshjen e fundit New Orleans mposhti bindshëm Portland Blazers 100:77, në ndeshjen që shumë më herët ishte përcaktuar. Demarcus Cousins vazhdon të jetë lideri i Pelicans pasi edhe këtë herë ishte më efikasi me 22 pikë e 9 kërcime, ndërsa pas tij qëndroi Anthony Davis me 15 pikë e 15 kërcime. I vetmi që vlen të përmendet te Portland ishte Damian Lillard me 29 pikë të shënuara.

Artikulli paraprakRonaldo i’a propozon këtë sulmues Real Madridit! Benzema mund ti bëj gati “plaqkat”….
Artikulli tjetërLiverpool etiketon pasardhësin e Coutinho në Ligue1