Asnjë befasi deri tash.

Pas fitores së Interit, rrugës së tyre shkuan edhe tri skuadrat tjera të mëdha, Roma, Napoli dhe Atalanta që shënuan fitore në këtë xhiro të 11-të, në Serie A, shkruan Korneri.net

Roma e deklasoi Bolognan në udhëtim 1-5, në ndeshjen e cila u mbyll që në pjesën e parë e cila u mbyll pikërisht me këtë rezultat, ndërsa e dyta ishte qetësi apsolute sa i përket golave, pasi Roma më nuk ngutej dhe nuk shpenzoi energji.

Poli shënoi autogol i pari për të vazhduar Dzeko, Pellegrini, Veretout dhe Mkhitaryan, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi poashtu lojtari i Romës, Crsitiante me një tjetër autogol. Roma tashmë ka mbledh 21 pikë dhe zë pozitën e pestë.

Dy pozicione më lartë me 23 pikë është Napoli që me përmbysje e mposhti Sampdorian në shtëpi 2-1, me myasfirët që nisën më mirë ndeshjen dhe shënuan golin e epërsisë përmes Jankto. Napoli prej këtij çasti nisi të lunate më shpejtë dhe më shumë sulmonte portën kundërshtare, me çka shënoi dy herë me anë të Lozanos i cili ishte asistues edhe te goli i Petagna.

Atalanta deklasoi Fiorentinan në krizë 3-0, edhe pse goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë me Gosens. Malinovsky e shënoi golin e dytë shumë shpejt pas pushimit, kurse Toloi e vendosi rezultatin final. /Korneri.net

Artikulli paraprakDortmundi mori vendimin e pritshëm
Artikulli tjetërKjo është harta e lëvizjeve të 35-vjeçarit Luka Modrić kundër Atleticos