Një pasdite e bukur në Serie A.

Dy skuadrat lidere Milan dhe Inter shënuan fitore ndaj Sassuolos respektivisht Spezia, dhe vazhdojnë ta mbajnë Juventusin mbrapa, duke pritur eventuslisht gabimet e dy skuadrave kryeqytetasem shkruan Korneri.net

Milan pati punë më të vështirë pasi vitizoi stadiumin Mappei te Sassuolo, që humbi për herë të dytë në shtëpi. Pas Interit që triumfoi 0-3, Milan fitoi 1-2 me golat e shënuar që në pjesën e parë. Me golin më të shpejtë në historinë të Serie A, Rafael Leao e kaloi Milanin në epërsi pa kaluar 7 sekoda, kurse golin e dytë dhe të fitores e shënoi Alexis Saelemaekers pas një vrapimi 70 metrash dhe asistimit të Theo Hernandez. Në fund të ndeshjes, Domenico Berardi nga gjuajtja e lirë me ndihmën e Haouge që e preku pak me kokë, shënoi golin e Sassuolos që mbeti për statistika.

Sassuolo luajti më mirë në pjesën e dytë, por pa ndryshuar rezultatin, andaj Milani mbetet lider me 31 pikë, një më shumë se Inter.

Neroaxurët mposhtën Spezian 2-1, edhe pse ndoshta u prit rezultat më bindës. Në fakt, Inter shkoi në pushim me rezultat 0-0, dhe u desht pjesa e dytë që ata të vinin të tri pikët e reja. I pari shënoi i jashtëzakonshmi Achraf Hakimi, ndërsa të dytin Romelu Lukaku nga penalltia. Golin e vetëm për Spazia e realizoi Roberto Piccoli në minutën e 94.

Benevento e mposhti në shtëpi Genoan 2-0, ndërsa Cagliari dhe Udinese barazuan 1-1. /Korneri.net

Artikulli paraprakAlarmi i kuq u ndez tani, Arsenali po rrezikon largimin nga elita
Artikulli tjetërMourinho: Me lojë të mërzitshme nuk shkohet para, Leicester fitoi në Londër