Janë zhvilluar 14 ndeshje në parketet e NBA, në mes të premtës dhe të shtunës, dhe kryesisht fitore kanë shënuar skuadrat favorited he shumica prej tyre mysafirët.

Oklahoma fitoi te Boston 117:112, ku përcaktues ishin periudha dy dhe tre. Russell Westbrook është thjeshtë lojtari më i mirë aktualisht në NBA, pasi edhe në këtë duel triple-double me 45 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime. Atë e ndihmuan shumë Enes Kanter dhe Domantas Sabonis që i shtuan nga 20 pikë secili. Te Celtics u dalluan Isaiah Thomas me 34 pikë e 10 asistime dhe Al Horford me 23 pikë të shënuara.

Golden State shënoi fitoren e 27 sezonale pas triumfit në udhëtim te Detroit Pistons 119:113. Ishte lojë e barabartë dhe shumë e fortë deri në fund, por nënkmapioni aktual edhe njëherë tjetër dëshmoi se ka përvojë më të madhe në momentet kyqe të ndeshjeve. Kevin Durant ishte më e fikasi te Warriors me 32 pikë, Stephen Curry me 25 dhe Klay Thompson me 17 pikë të shënuara, kurse te Pistons u dalluan Tobias Harris me 26 pikë dhe Kentavions Caldwell-Pepe me 25.

LA Clippers humbi befasisht në shtëpi nga Dallas me rezultat 90:88, dhe për Mavericks ishte fitorja e nëntë sezonale. Harrison Barnes ishte lider i Dallas me 24 pikë, Dirk Nowitzki me 17 dhe Wesley Mattews me 16 pikë të shënara, ndërsa te Clippers më efikasit ishin, Jamal Craword me 26 pikë, dhe Austin Rivers me 16.

Kampioni aktual Cleveland Caveliers në shtëpi mposhti 119:99 Brooklyn Nets. Epërsia prej 20 pikëve nuk është asgjë pasi Cavs në periudhën e tretë kishin epërsi prej 46 pikëve, por u relaksuan në 12 minutëshin e fundit me ç’rast mysafirët ngushtuan epërtsinë që kjo humbje të mos jetë debakël. LeBron James shënoi 19 pikë, Kevin Love 14 pikë e 15 kërcime për dyshen më të mirë të kampionëve, kurse Brook Lopez me 16 pikë ishte më i miri te Nets.

San Antonio mposhti Portland 110:90, ndërsa Toronto në udhëtim ishte më i mirë se Utah Jazz 104:98. Memphis fitoi në shtëpi ndaj Houston 115:109, sikurse që Orlando mposhti LA Lakers 109:90.

Artikulli paraprakInter pas tij, Fiorentina e konsideron më shumë se Robben-in!
Artikulli tjetërFenerbahce mposhti kampionin aktual, fitojnë Barcelona dhe Darussafaka