Inter dhe Juventus shënuan fitore në ndeshjet e mbetura në Serie A.

Inter me lojë super defanzive e mposhti Sassuolon me rezultat 2-1, dhe tash shkoi në +11 pikë dallim nga përcjellësi i parë Milan, ndërsa mysafirët merituan më shumë se kaq pasi gjatë tërë kohës luajtën ne pjesfushën e Interit dhe deri me 70% të posedimit të topit, shkruan Korneri.net

Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, shënuan golat për Interin, ndërsa golin më të bulur të mbrëmjes e realizoi Junior Traore. Interi me këtë lojë çuditi të gjithë, pasi nuk ka ndodh ta shohim keq lojë defanzive nga ata dhe në fund të fitojnë.

Me të njëjtin rezultat fitore shënoi edhe Juventusi ndaj Napolit. Edhe kjo përballje ishte fantastike me shumë raste dhe gola, por me vendasit që iu falën golave të Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas, që rikthehet pas një kohe të gjatë nga lëndimi. Të vemin gol për Napolin e shënoi italiani Lorenzo Insigne nga penalltia. Juve tash është vetëm një pikë mbrapa Milanit, ndërsa Napoli ende është në garë për një vend në Champions League. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here