Milani ka siguruar blerjen e radhës. Kuqezinjtë kanë arritur prej ditësh akordin me Tijjani Reijnders, mesfushorin e talentuar të AZ Alkmaar.

Ndërkohë që dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për shifrën 20 milionë euro + 5 të tjera në formë bonuesh. 24-vjeçari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Milanin, nga e cila do të përfitojë 1.6 milionë euro në sezon.

U thashë po drejtuesve të Milanit që në telefonatën e parë. Ëndërroj të fitoj Champions League dhe Serie A me kuqezinjtë.

Ishte një vendim shumë i lehtë për mua të bashkohesha me Milanin”, deklaroi Reijnders, i cili pritet të zbarkojë në Itali gjatë mbrëmjes së sotme. Lojtari tulipan do të kryejë testet mjekësore gjatë ditës së martë, ndërkohë që të mërkurën pritet të zhvillojë seancën e parë stërvitore me skuadrën e Piolit.

Reijnders është përforcimi i pestë për Milanin, që më parë ka siguruar shërbimet e Sportiellos, Loftus-Cheek, Romeros dhe amerikanit Pulisic.

Artikulli paraprakNuk është në planet e Guardiolës/ Klopp në sulm për mesfushorin, e sheh si zëvendësues të Fabinhos
Artikulli tjetërLëvizja “domino” e portierëve prek edhe Strakoshën, gardianit i kombëtares në listën e Bayern