Manchester City ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të xhiros së 13. në Premier League duke e mposhtur në udhëtim Burnley 1:2, por duke mos shkëlqyer me lojë. Vendasit edhe njëherë tjetër dëshmuan se kanë mbrojtje të dobët pasi nuk ia dolën ta ruajnë epërsinë e hershme pas golit shumë të bukur të realizuar nga Dean Marney, duke mos harruar se patën raste edhe për barazim.

Mirëpo, argjentinasi i famshëm Kuan Aguero, shfrytëzoi dy gabime të rënda në mbrojtje të Burnley duke ia mundësuar skuadrës së tij pozitën e parë momentale në Premier League me 30 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme “citizens” takohet me Chelsea.

Artikulli paraprakFitoi edhe Drita ndaj Hajvalisë
Artikulli tjetërLëndim i tmerrshëm për Coutinhon