Lazio dhe Juventus që kishin shënuar fitore në ndeshjet e para të tyre, e nisën xhiron e dytë në Serie A në Olimpicon e mbushur shumë më tepër se viteve të kaluara, dhe duket se edhe atmosfera e mirë ndikojë shumë tek lojtarët që dhanë maksimumin për fitore.

Simone Inzaghi trajneri i Lazios befasoi me sistemin 3-4-3, andaj e vuri në vështirësi Juventusin në pjesën e parë e cila ishte e barabartë dhe me nga një rast shënimi në të dyja anët, por ajo që u vërejtë në këtë frakcion loje ishte agresiviteti në të dyja anët sidomos në mesfushë, pasi shumë shpesh mesfushorët detyroheshin ose ta kthehjnë topin mbrapa ose ta humbin.

Njëjtë ishte edhe pjesa e dytë me luftë në mesfushë, por për të satën herë Juventusi shënon fitore edhe pse nuk e dominon lojën. Sami Khedira shënoi golin e vetëm në minutën e 67, nga një akcion që nuk premtonte fare. Lazio kishte probleme të shënonte kundër mbrojtjes së fortë të biankonerëve që e vazhdon kampionatin me fitore.

 

Artikulli paraprakLëndimet e Ajetit, Torino do një tjetër mbrojtës
Artikulli tjetërFati në anën e djajëve