Golden State mori fitoren e dytë radhazi në udhëtim. Warriors mundën Nets-at 118-111 në Nju Jork.
Ky sukses i jep mundësinë kampionëve në fuqi që të shkojnë me pikë të barabarta me Houston në krye në Perëndim.
Triumfe arritën edhe Lakers, Pistons dhe Suns, respektivisht kundër Denver, Minnesota e Chicago.
Sfida në “Barclays Center”, pas 24 minutave të para, u duk e mbyllur. Tabela në fund të pjesës së parë tregoi 64-42 për Warriors.
Nets u përpoqën që të rifuten në lojë në periodën e tretë, që e mbyllën 42-34, por në fund ishte Thompson që ristabilizoi distancën me 7 pikë në 2 minutat e fundit.
Kevin Durant mungoi në mbrëmjen e djeshme, por atë e zëvendësoi më së miri Stephen Curry, i cili realizoi 39 pikë, 7 asiste dhe 11 ribaunde.
Në pjesën e parë, ai shënoi 22 pikë, kurse në të dytën humbi 7 topa, dhe ndenji jashtë për 3 minuta për faulle të kryera.
Golden State ashtu si edhe Houston kryeson në Konferencën e Perëndimit me 13 fitore nga 17.
Kurse për Nets, erdhi humbja e 10-të, dhe skuadrës nga Nju Jorku nuk i mjaftuan 25 pikët e realizuara nga Crabbe, e tani gjenden në vendin e tretë nga fundi.
Edhe Lakers fituan 127-109 kundër Denver Nuggets.
Në Los Angeles, protagonist ishte Lonzo Ball, i cili realizoi 11 pikë, 11 asiste dhe 16 ribaunde (rekord sezonal për të), ndërsa Randle realizoi 24 dhe Lopez 21 pikë.
Ekipit të Denver nuk i mjaftuan 20 pikët e Harris. Me këtë humbje, Denver arrihet në renditje nga Portland.
Kurse në Minnesota ndodhi gjithçka në parket. Timberwolves kryesuan gjatë pjesës më të madhe të takimit, por në periodën e katërt u mundën 29-17 dhe një break 16-7. Në fund, Butler, 26 pikë dhe 10 ribaunde në total, ia dhuroi fitoren Detroit Pistons. Për Minnesotta nuk shërbyen as 24 pikët e Wiggins.
Edhe Indiana fitoi në Miami 120-95. Takimi u vendos nga perioda e tretë, që doli 13-32 në favor të Pacers. U dalluan Bogdanovic 26 pikë dhe Turner 25 pikë.
Edhe Raptors nuk gabuan. Toronto fitoi takimin kundër Washington falë një DeRozan të jashtëzakonshëm; 33 pikë, 6 asiste dhe 8 ribaunde në total. Ndërkohë skuadrës së Wizards nuk i mjaftuan 27 ikët e Beal.
Në fund, Suns fituan në shtëpi 113-105 kundër Chicago Bulls.
Markkanen realizoi për miqtë 26 pikë dhe 13 ribaunde, por nuk ndali Phoenix të udhëhequr nga Warren, që realizoi 27 pikë.

Artikulli paraprakKy pritet të zgjidhet formacioni më i mirë gjatë dekadës së fundit
Artikulli tjetërE padëgjuar ndonjëherë, Stadiumi “Camp Nou” mund të mbyllet si dënim?