Fiorentina bind ndaj Salernitana-s me rezultatin 3-0, në javën e 14-të të Serie A.

Ndeshja u dominua e gjitha nga vendasit, të cilët morën avantazhin në minutën e 6’ me Beltran që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 18’ Sottil dyfishoi avantazh.

Rezultati u vulos në minutën e 56’ me Bonaventura që realizoi golin e tretë për Fiorentinën. Pas këtij takimi, Fiorentina renditet në vend të pestë me 23 pikë, teksa Salernitana në vend të fundit me 20 pikë.

Udinese dhe Verona ndajnë pikë, në një takim që u mbyll me barazimin 3-3 dhe që dhuroi spektakël.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16’ me Kabasele, teksa në minutën e 30’ Lucca realizoi golin e dytë për Udinese. Miqtë reaguan dhe në minutën e 37’ Djuric ngushtoi diferencën duke realizuar me penallti.

Në minutën e 61’ Ngonge do të barazonte për Verona-n, megjithatë ky barazim zgjati vetëm 11 minuta, pasi në minutën e 72’ Lucca shënoi sërish për Udinese-n.

Takimi u vulos në fund nga Henry që shënoi golin e barazimit për Verona-n në minutën e 90+6’.

Pas këtij takimi Udinese renditet në vend të 16-të me 12 pikë, teksa Verona në vend të 18-të me 10 pikë.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Man.City-Tottenham
Artikulli tjetërFitore e “çmendur” e Liverpool, Chelsea me 10 lojtarë mposhti Brightonin