Tri ndeshje tri fitore në vitin 2017, dy nga i njëjti kundërshtar. Pasi e eliminoi Chievon në kuadër të Coppa Italia me një gol nga Bernadeschi nga penalltia, pastaj deklasoi Juventusin në Firence, edhe në ndeshjen e radhës në Serie A, Fiorentina fitoi në udhëtim te Chievo 0:3 dhe kështu po bëhet gjithnjë e më denomenale edhe vet tabela e klasifikimit në Itali, me shumë skuadra që luftojnë për një vend në Evropë.

Cristian Tello Herrera e nisi serinë e golave, për ta dyfishuar atë Khouma Babacar nga penalltia. Talenti i ri italian Federico Chiesa, djali i dikur të famshmit Enrico, realizoi në kohën shtesë për rezultatin final.

Artikulli paraprakZyrtare: Llapi përforcohet edhe nga jashtë
Artikulli tjetërMan.City e lëshoi fitoren nga duart