Fiorentina mori tre pikë ndaj Veronës, por sfida e luajtur në stadiumin Artemio Franchi ishte tejet e komplikuar për vendasit. “Vjollcët” fituan me shifrat 1-0, por rrezikuan të shkonin në disavantazh që në minutat e para teksa Djuricic gaboi nga pika e bardhë.

Vendasit e shënuan golin e fitores vetëm në minutën e 79, falë Beltran. Pas këtij trepikëshi, Fiorentina ngjitet në kuotën e 27 pikëve në vend të pestë ndërsa nga ana tjetër, Verona mbetet me 11 pikë në vend të 19.

Në ndeshjen tjetër, Udinese shpërdoroi një avantazh të dyfishtë, 2-0 ndaj Sassuolos dhe në friulianët u barazuan në 2-2. Vendasit shënuan me Luçan dhe Pereyrën, por u barazuan nga dygolëshi i Berardit që realizoi dy herë me penallti. Pas këtij barazimi, Udinese mbetet në vend të 17 me 13 pikë ndërsa Sassuolo është në kuotën e 16 pikëve në vend të 15.

Artikulli paraprakArsenali sërish i pari, Aston Villa po e ndjek, West Ham fitoi bindshëm
Artikulli tjetërBarazim i zymtë në Anfield