Edhe një përfaqësues italian në finalen e tretë të garës Conference League.
klubi “viola” pasi kishte humbur befasisht në shtëpi nga Basel, në ndeshjen e kthimit fitoi pas vazhdimeve 1-3, por me plot meritë, shkruan Korneri.net
Fiorentina e mbyll në epërsinë e një goli pjesën e parë të ndeshjes së kthimit me Baselin në gjysmëfinale të Conference League, duke barazuar rezultatit e përgjithshëm në 2-2.
Në minutë ne 35-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, ekzekutuar nga Biraghi, Gonzalez, i pambuluar në zonës, realizon lehtësisht me kokë, 0-1. Një gabim i pafalshëm i futbollistëve të Fiorentinës në minutën e 55-të i kushton shtrenjtë skuadrës vjollcë. Amdouni përfiton nga rrëshqitja e kundërshtarit dhe në pozicion të prirët bën më të mirën, 1-1.

Tjetër gabim i mbrojtjes së Baselit, që i jep mundësinë Gonzalezit të realizojë golin e dytë personal, duke kthyer epërsinë për Fiorentinën. Golin e kualifikimit Fiorentina e realizoi në minutën ne 129-të (ndeshja u ndërpre për më shumë se 10 minuta në kohën shtesë) me Barak, duke shmangur kështu ruletën e penalltive.