Nuk i ka ndodh shumë vite të kaloj këtë formë të dobët.

Firentina pas pjesës vjeshtore të kampionatit në Serie A, gjendet në pozitën e 12 me 21 pikë, me golavarazh 20-30, me 8 humbje në 19 ndeshje që është jashtëzakonisht shumë për një klub që gjithmonë ka synime të luaj në Evropë, shkruan Korneri.net

Megjithatë, realiteti është ndryshe sivjet dhe presidenti Rocco Commisso, e ka ndërmend që ta kthej Fiorentinën në një skuadër të fuqishme dhe të denjë, andaj ka realizuar një transferim zyrtarë me futbollistin shumë cilësor rus, Aleksandr Kokorin, ndërsa pas tij sigurtë do të vijnë edhe mbrojtësi i djathtë Kévin Malcuit nga Napoli, dhe mesfushori Lucas Torreira, i cili nga Atl.Madrid do të huazohet te Fiorentina, pasi Arsenali nuk dëshiron ta mbajë në skuadër.

Me këta trem Fiorentina pritet të ndryshoj fytyrën dhe të nis me rezultate pozitive, pasi Europa League, nuk është mision i pamundur. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here