Në kuadër të grupit J, Fiorentina deklasoi Qarabak me rezultat 5-1 në ndeshjen e dominuar totalisht nga italianët dhe në shenjë të dy sulmuesve të harruar Khoumka Babacar dhe Mauro Zarate të cilët shënuan nga dy gola, derisa një tjetër e realizoi kroati Nikola Kalinic. Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i Dino Ndlovu në fund të ndeshjes.

Në të njëjtin grup fitore shënoi Paok Thassaloniki ndaj Slovan Liberec 1-2. Stefanos Athanasiadis i shënoi të dy golat e skuadrës së tij të parin nga penalltia, kurse për vendasit shënoi Nikolai Komlichenko në minutën e parë të ndeshjes.

Pas xhiros së dytë prijnë Fiorentina dhe Paok me nga 4 pikë.

Artikulli paraprakInter humbi sërish, po e rrezikon kualifikimin
Artikulli tjetërAjaxi me pikë maksimale, Celta fitoi në fund