Juventus shënoi fitore të madhe dhe të vështirë në Bergamo.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia, Juventusi shënoi fitore 0:1 me golin e minutës së tretë nga Gonzalo Higuain, për t’iu afruar shumë më tepër finales së katërt me radhë, shkruan Korneri.net.

Biakonerët e nisën më mirë ndeshjen dhe shënuan herët, por i rikkthyeri pas gati dy muajsh, Gigi Buffon e ndali penalltinë e argjentinasit Papu Gomez, që kishte mundësinë më të mirë për ta barazuar rezultatin , por Gigi mbetet më i madhi i këtij zanati në historinë e futbollit.

Pa dyshims e Atalanta sidomos në pjesën e dytë ishte skuadër më e mirë, por asnjëherë nuk ia doli të shënonte së paku golin e barazimit, prandaj Juventus tashmë është për 80% në finale. /Korneri.net

Artikulli paraprakRISIA në futboll, blihet futbollisti i parë me “Bitcoins”
Artikulli tjetërShkëlqejn “Reds” fitore bindëse ndaj Florent Hadergjonajt