Prishtina ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Prishtina të shtunën në gjysmëfinale fitoi ndaj Trepçës me rezultat bindës, 31:22. Prishtina kishte kaluar Trepçën edhe në gjysmëfinale të plejofit.
Edhe finalja e plejofit ishte në mes të Besës e Prishtinës kurse triumfoi Besa. Tani Prishtina do të kërkoj suksesin në finale të Kupës, që luhet nesër nga ora 19.30 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.


Ndaj Trepçës, Prishtina ishte vazhdimisht në epërsi solide. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:9 në të mirë të Prishtinës.

Trepça – Prishtina 22:31 (9:13)

Trepça: B. Terziqi, Buqinca 1, Sejdijaj, Kelmendi, Maxhera, Smaka, A. Shabani 5, Nimani 1, Klinaku 4, R. Shabani 5, Voca, K. Terziqi 1, Abazxhiku 3, Cimili 2, Januzi, Abrashi

Prishtina: Terziqi 3, Beshiri 4, Abazi 3, Bajqinovci 4, Prekazi 6, Ramadani 1, Gjuka 1, E. Ademi, Sula 6, M. Ademi, Sherifi, D. Ramadani 1, H. Ramadani, Qela, Agushi 2, Beqiraj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here