Edhe pse “Millenium Stadium” ka kapacitet prej 65 mijë vendesh, UEFA ka përcaktuar se tifozët e Juventusit do të kenë në dispozicion vetëm 18 mijë bileta për këtë finale.

Ethet janë shumë të forta dhe Juventusi ka vetëm pak ditë në dispozicion për të vendosur mënyrën e shitjes. Herën e fundit, dy vite më parë në Berlin, shërbimi iu besua mes shumë polemikave një agjencie udhëtimesh, e cila i vuri në shitje ato në formë paketash me çmime shumë të larta.

Për shkak të numrit të lartë të kërkesave biletat e kësaj finaleje kanë përfunduar edhe në uebsiten e blerjeve online “Ebay” ku një prenotim për tu ulur në shkallët e stadiumit kushton plot 8 mijë euro.

Çmenduria nuk përfundon këtu pasi e njëjta shifër është ofruar për një natë edhe nga një hotel në Cardiff.

Një gjë është e sigurt ata që kanë vendosur të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit do t’i kushtojë shumë shtrenjt financiarisht./Korneri.net.

Artikulli paraprakLajmi i ditës vjen nga Anglia: Vardy gjatë verës kalon te gjiganti spanjoll
Artikulli tjetërZidane është duke i çmendur tifozët e Real Madrid me këtë deklaratë…..