Shpërblimi që do të përfitojë Juventus nëse do të arrijë të ngrejë trofeun e Champions League do të shkojnë plot 133.2 milionë Euro, por edhe nëse nuk arrin dot ta përbushë misionin sërish bardhezinjtë nuk do të dalin duar bosh, pasi shpërblimi për ta do të jetë 128.7 milionë euro.

Gjithsesi Uefa momentalisht për këtë kompeticion shpërdan rreth 1.3 miliardë Euro, por sezoni i 2018-2019 do të ketë një rritje stratosferike të të ardhurave që do ti shpërndahen klubeve, 3 miliardë euro, nga ku 2.4 janë të destinuara të shkojnë për skuadrat.

E përkthyer ndryshe, nëse për këtë vit Juventusi ka përfituar 130 milionë Euro dhe për sezonin e ardhshëm arrin sërish në finale atëherë shumë që do të përfitojnë kampionët e Italisë do të ishte 230 milionë euro.

Të ardhurat që kanë përfunduar në arkat e Zonjës së Vjetër kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm. Sic janë kulifikimi për në raundet pasardhëse, fitoret e arritura, pjesa e marketingut, të drejtat televizive dhe shitja e biletave.

Në tre vitet e fundit bardhezinjtë kanë arritur të përfitojnë nga Champions League plot 280 milionë Euro./Korneri.net.

Artikulli paraprakVillarreal afër shërbimeve të mbrojtësit neroaxur
Artikulli tjetërValencia dhe mesfushori kroat janë larg 1.5 milionë euro