Një gol i mesfushorit fantastik Isco, i mundësoi klubit mbretëror Real Madrid finalen e 15. Në Ligën e Kampionëve në histori të klubit, shkruan Korneri.net.
Dominimi i “mbretërve” në Kontinentin e vjetër është evident pasi ka ndoshta skuadrën më të kopletuar dhe më të fortë në Evropë, dhe jo rastësisht është për herë të dytë rresht në finale, dhe synon triumfin e dytë rresht si askush deri më tani në formatin Champions League.

Në finalen e Cardiff-it, Real Madridi takohet me Juventusin që mbetet skuadra e vetme pa humbje në këtë edicion garash, apo një reprizë e finales së vitit 1998, kur Reali pati fituar në fund me një gol të dyshimtë për (offside) nga Predrag Mijatovic. /Korneri.net

Artikulli paraprakMjaftoi një gol i Isco, Reali sërish në finalë të Ligës së Kampionëve
Artikulli tjetërRonaldo provokoi tifozët e Atleticos