Rahoveci është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketoll, ndeshje që po zhvillohen në Therandë.
“Vreshtarët”, mposhtën në një ndeshje mjaft të vështirë skuadrën e dytë të Prishtinës, Kerasanin me rezultat 81:74.
Pjesa e parë në tërsi i takoi prishtinasëve. “Bardhekaltërit”, etapën e parë të takimit e mbyllën me +11 pikë, 30:41.
Skuadra e Bujar Locit, shpërtheu gjatë pjesës së dytë duke arritur fillimisht të barazoi rezultatin e në fund të shkëputet me +7 pikë, që në fund ishte edhe rezultati final 81:74.
Arian Qallaku ishte më meritori në këtë fitore me double-double, 17 pikë e 13 kërcime, teska ish basketbollisti tjetër i Pejës, Arti Hajdari kontriboi me 15 sosh.
Te prishtinasit u dallua Rinor Ahmeti me 32 pikë.
Rahoveci pret në gjysëm finale fituesin e ndeshjës, Trepça – Bashkimi.