Jesper Lindstrom është gati të bëhet lojtar i ri i Napolit.

Danezi super i talentuar, i cili zbarkoi mbrëmjen e djeshme në Itali, nisi mëngjesin e sotëm në Villa Stuart të Romës procesin e ekzaminimeve mjekësore përgatitore për nënshkrimin e kontratës së re me kampionin e Italisë dhe duhet t’i bashkohet tashmë grupit në dispozicion të Rudi Garcias në orët në vijim, përcjell Korneri.net

Për transferimin e tij, Napoli do t’i paguajë Eintracht Frankfurt 5 milionë euro për huazimin, së cilës i është shtuar një detyrim blerjeje prej 20 milionë eurosh, mirëpo kemi të bëjmë me një super lojtar që shumë shpejt do të flitet për të në Itali dhe jo vetëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakRocchi, premtimi i mbajtur: Audioja e Di Bello-VAR do të bëhet publike
Artikulli tjetërNga Anglia: Hazard gati të tërheqet nga futbolli