Sot fillon sezoni 2023/2024 i Serie A. Kampionati më i dashur për tifozët shqiptarë do të transmetohet ekskluzivisht në SuperSport/DigitAlb.

20 skuadra janë gati të luftojnë për objektivat e tyre. Numër që nuk ndryshon prej vitit 2004. Napoli vjen si skuadra kampione në fuqi, ndërkohë që Frosinone, Genoa dhe Cagliari janë rikthimet në elitën e futbollit italian.

Të parët zbresin në fushë kampionet e Napolit, por tashmë me trajner të ri. Djemtë e Rudi Garcias e fillojnë mbrojtjen e “kurorës” në transfertë ndaj Frosinones. Ndeshje që do të transmetohet në SuperSport 3, duke nisur prej orës 18:30. Në të njëjtin orar edhe Empoli-Hellas Verona, live në SuperSport 5.

Më pas dy duelet e mbrëmjes, sërish në ekranin e SuperSport/DigitAlb.

Interi kërkon yllin e dytë në fanellë dhe rrugëtimi i gjatë drejt realizimit të objektivit të madh nis ndaj Monzës. Në “San Siro” prej orës 20:45 dhe në SuperSport 2 dhe Supersport Kosova për të gjithë tifozët zikaltër.

Paralelisht do të zhvillohet edhe sfida interesante Genoa-Fiorentina. Entuziazmi nuk mungon në të dy krahët. Ky takim do të transmetohet në SuperSport 5.

Artikulli paraprakHarry Kane, gol dhe asist, Bayern e nis me “poker”
Artikulli tjetërMungesë e madhe për Chelsea