Manchester United ka fajësuar “Brexit” për rritjen në mënyrë të shpejtë të borxhit që ka klubi, i cili ka arritur në 409,3 milionë funte. Sipas të dhënave të klubit, të publikuar nga bursa e New York, ku kuotohet skuadra angleze, borxhi është rritur me 27,1%.

Në muajin nëntor, shifrat që regjistronte klubi ishin vetëm 338 milionë funte, një situatë e cila nuk duket se do të përmirësohet duke llogaritur rënien e funtës britanik dhe përforcimin e dollarit amerikan.

Në llogaritë e bëra publike sot edhe nga vetë klubi, si faktor për rritjen e borxhit, përfshihet edhe kthesa që mori Jose Mourinho për sa i përket Bastian Schweinsteinger. Nëse pak muaj më parë ai nuk figuronte në llogari si aset i klubit, me kthimin e tij në radhët e skuadrës së parë, shtohet edhe fondi i pagave për këtë klub.

Drejtuesit e Manchester United bënë të ditur se pavarësisht këtyre shifrave alarmuese, klubi pritej të gjeneronte të ardhura rekord për këtë sezon, por sigurisht me parë duhet të mbyllin sezonin me suksese. Nëse klubi nuk arrin të sigurojë një vend në katërshen që të çon në Ligën e Kampioneve, do të humbë rreth 20 milionë funte, ndërsa edhe kompania “Adidas”, do të ulë me 20% sponsorizimin vjetor i cili aktualisht është 75 milionë funte.

Sado që zyrtarët e klubit po flasin për të ardhura në klub, ekspertët në Angli shprehet pesimitë në këtë drejtim duke alarmuar situatën në futbollin anglez viteve të ardhshme.

Artikulli paraprakEl Clasico edhe gjatë verës!!!
Artikulli tjetërLargohet Bartomeu! Barça drejt zgjedhjeve në 2018-n