Cleveland Caveliers fitoi ndeshjen e parë në shtëpi 109:108 ndaj Indiana Pacers dhe në mënyrën më të mirë të mundshme e nisi mbrojtjen e titullit edhe pse këtë fitore ia siguroi në sekondën e fundit i madhi LeBron James.
Pacers ishin më afër fitore pasi e partën akcionin e fundit të cilin është dashur ta kryente lojtari më i mirë i tyre Paul George, por ai pasoi topin te C.J Miles i cili e huqi gjuajtjen që ka mundur t’i shokonte kampionët.
LeBron James ndeshjen e mbylli me 32 pikë, 13 asistime dhe 6 kërcime, ndërsa pas tij qëndroi Kyrie Irving me 23 pikë, derisa Kevin Love i shtoi 17.
Te humbësit u dalluan Paul George me 29 pikë e 7 asistime, Lance Stephenson me 17 dhe Jeff Teague me 15 pikë të shënuara.
Milwaukee festoj 97:83 në udhëtim te Toronto, dhe në këtë mënyër e mori edhe përparësinë e fushën vendase. Lider i Bucks ishte greku Giannis Antetokounmpo i cili shënoi 28 pikë e 8 kërcime.
Malcolm Brogdon ishte mbrapa me 16 pikë të shënuara, kurse Grek Monroe shënoi double-double interesant 14 pikë e 15 kërcime.
Te Raptors u veçuan Demar DeRozan me me 27 pikë e 8 kërcime dhe Serge Ibaka me 19 pikë e 14 kërcime.
San Antonio e nisi në mënyrë perfekte play-off-in, pasi shënoi fitore të lehtë dhe bindëse 111:82 ndaj Memphis.
Edhe pse mysafirët patën epërsinë prej 13 pikëve nga peiurdha e parë dhe Marc Gasol gjatë pjesës së parë shënoi 25 pikë, Spurs në pjesën e dytë shpërthyen duke e eplikuar atë lojën e tyre të dalluar, mbrojtje shumë agresive dhe të shpejtë në sulm e përcjell me efikasitet të lartë.
Gjatë periudhës nga minuta e 35 deri 40, Spurs shkuan në seri prej 19:0, dhe këtu mori fund gjithçka.
Kawhi Leonard me 32 pikë e 5 asistime ishte më i miri te skuadra e tij. LaMarcus Aldrige i shtoi 20 pikë, ndërsa Tony Parker 18. Te mysafirët Marc Gasol shënoi 32 pikë e 5 kërcime dhe Mike Conley me 13 pikë e 7 asistime.
Utah Jazz shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim te LA Clippers 97:95, ndërsa pikët vendimtare në sekondën e fundit i shënoi veteran Joe Johnson.
Vlera e kësja fitoreje ishte edhe më e madhe sepse mysafirët luajtën pa qendrën kryesore Rudy Gobert i cili ka lënduar gjurin.
Joe Johnson me 21 pikë ishte më efikasi te Jazz, ndërsa pati ndihmën e Gordon Hayward i cili i shtoi 19 pikë e 10 kërcime. George Hill shënoi 16 poena, derisa Derrick Favors 15.
Chris Paul ishte kryesori te Clippers me 25 pikë e 11 asistime, Blake Griffin i shtoi 26 dhe DeAndre Jordan 10 pikë e 15 kërcime.