Golden State Warriors kanë kaluar në epërsi kundër kampionit aktual Cleveland Caveliers me triumfin para tifozëve të vet 113:91, për ta nis serinë finale prej 1:0 dhe poashtu serinë prej 13 fitoreve rresht në play-off nga po aq ndeshje.
Është kjo finalja e tretë me radhë ndërmjet këtyre dy skuadrave më të fuqishme në NBA, ku Warriros e fituan titullin para dy viteve, kurse Cavs atë të kaluarin, shkruan Korneri.net.

Skuadrën që të gjithë tashmë po e quajnë Dream Team, e udhëhoqi Kevin Durant me 38 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime, duke e treguar edhe njëherë pse ka vendos që të largohet nga Oklahoma për t’iu bashkuar yjeve tjera të kësaj skuadre.
Stephen Curry i shtoi 28 pikë prej tyre 6 treshe dhe 10 asistime. Vlen të përmenden 11 kërcimet e Dryamond Green.
LeBron James nga ana tjetër poashtu shënoi 28 pikë, ndërsa kishte 15 kërcime dhe 8 asistime, por duhet theksuar se nuk ishte në ditën më të mirë pasi vetëm pak orë para kësaj ndeshje një racist ia kishte lënë në derë një letër ku ishte e shkruar “N”, (nigger) që në masë të madhe ka ndikuar në diponimin e tij.

Kyrie Irving i cili një vit më herët mbi duart e Curry pati shënuar pikët vendimtare me një treshe që quhej “legjendare” pasi prej atij momenti Cavs ritheu gjithçka edhe pse ishte 1:3 për Ëarriros që në fund e fitoi edhe titullin kampion, këtë mbrëmje shënoi 24 pikë. Kevin Love ishte solid me 15 pikë e hiq më pak se 21 kërcime.

Ndeshja e dytë luhet poashtu në Oakland në mes të dielës dhe të hënës. /Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare: Supertalenti mitrovicas te FC Prishtina
Artikulli tjetërPërfundoi: Perisic te Man.United për 52 milionë euro