Në ndeshjen e parë të xhiros 1 në fazës së grupeve (Grupi c) në kampionatin botëror në hendboll që po mbahet në Francë, përfaqësuesja e Kilit mposhti me mjaftë mund Bjellorusinë 32:28 (14:14). Rodrigo Salinas shënoi 8 gola për skuadrën e tij fituese, ndërsa nga 7 i shtuan Esteban Salinas dhe Erwin Feuchtmann, derisa tek bjellorusët u dalluan Artjom Karalek me 10 gola dhe Vladislav Kules me 7.
Në ndeshjen e dytë të grupit të njëjtë Gjermania pas një drame të vërtetë arriti të mposht Hungarinë. Kampioni aktual evropian kishte pesë gola epërsi pas pjesës së parë (16:11), mirëpo hungarezët në vazhdim luajtën për mrekulli dhe ishin afër befasisë së parë. Megjithatë, në fund gjermanët ia dolën të fitojnë 27:23.
Hendbollisti larg më i mirë në parket ishte gjermani Uwe Gensheimer i cili shënoi hiq më pak se 13 gola, kurse Kai Hafner i shtoi 7. Te Hungaria ishin plotë gjashtë hendbollistë që shënuan nga 3 gola.