Filipe Luis, mbrojtësi i Atletico Madrid, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Barcelonës e cila barazoi me barazim 1-1 në Camp Nou, ka postuar në Instagram plagën që i shkaktoi në këmbë sulmuesi i papërmirsuar uruguaijan Luis Suarez.

Kjo ndërhyrje u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor, kurse Filipe Luis e shoqëroi foton me komentin: “Mirë që nuk më preku!”

suarez-felipe

Shumë shpejt erdhi përgjigjja e Suarezit, i cili u pyet nga gazetarët për ndërhyrjen me takë në fundin e ndeshjes. Uruguajani tha se nëse të gjithë futbollistët do të postonin foto, futbolli do të kthehej në cirk.

“Futbolli është për burra dhe ajo që ndodh në fushë, mbetet në fushë. Vitin e kaluar Messi nuk postoi foto të ndërhyrjes që i bëri Filipe Luis”, deklaroi Suarez.

 

Artikulli paraprakNjeriu më i pasur ne Afrikë ka kohë që dëshiron ta blej klubin londinez
Artikulli tjetërFenomeni Ronaldo feston ditëlindjen, dhe ja çfarë i ka mbetur në kujtesë!