Portugezi Luis Figo në një intervistë për “The Larguero” ka folur për çështje të ndryshme, nga Real Madridi dhe Zidane, finalja Champions e deri te Barcelona, ku nënvizoi faktin se “Barça bëri një sezon të mirë, ndërsa nuk mendoj se ka shumë ndryshime në mënyrën se si ajo luan”.

Real Madridi dhe Zidane: “Në një klub si Real Madridi, puna e trajnerit është gjithmonë e ndërlikuar, për shkak se aty janë lojtarë me cilësi. Futbollisti do të luajë gjithmonë, ndërsa në kushtet e Real Madridit kjo gjë bëhet ulëritëse, sepse flasim për yje të dorës së parë. Pra, për cilindo trajner është mision mjaft i vështirë menaxhimi i një fuqie punëtore të tillë. Më e komplikuar bëhet situata për një trajner, që duhet të përpiqet të sjellë më të mirën e mundshme.”

Zidane si trajner: “Nuk kam pritur që të ndjekë këtë profesion, por është një vendim personal. Ajo që ju pëlqen është mirë ta bëni, kjo po ndodh dhe me Zidane. Nuk mendoj se në atë kohë, kur luanim bashkë futboll, ai ka menduar për këtë, që trajningu të jetë përparësia e tij, por gjërat ndryshojnë nga një ditë në tjetrën.”

Ky Real Madridi më i mirë se “Galacticos”: “Nuk më pëlqen të krahasoj brezat, as situatat në kohë të ndryshme. Çfarë bën një ekip është ajo që merr, që fiton. Ne kemi fituar shumë në kohën tonë, por edhe Real Madridi i tanishëm është në një dinamikë të mirë.”

CR7 dhe Real Madrid: “Real Madridi është ajo që ka më shumë rëndësi, pavarësisht referencave individuale. Cristiano do të ketë gjithmonë një referencë të veçantë, por ka lojtarë si Modric, Kroos, Ramos, Marcelo… Secili prej tyre ka bërë një sezon fantastik.”

“Topi i Artë” dhe Ronaldo: “Në 10 vitet e fundit nuk është se kemi pasur shumë opsione në këtë drejtim. Favorit do të jetë si gjithmonë Messi, sepse është një lojtar i madh, golashënuesi më i mirë në kontinent. Edhe Ronaldo mbetet favorit për këtë çmim. Janë lojtarë që kanë zhvilluar një sezon fantastik. Nuk shoh lojtar tjetër në mes tyre për fitimin e “Topit të Artë”.

Real Madrid apo Juve: “Juventusi ka pasur një sezon shumë të mirë, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Italisë. Është një ekip shumë i mirë taktikisht, me lojtarë që bëjnë diferencën. Në Itali është një ligë shumë e vështirë për të fituar, prandaj Real Madridit do t’i duhet shumë sforco. I duhet të jetë në ditën e vet më të mirë.”

Zidane, e ardhmja: “Ai është përshtatur në mënyrë të përkryer në stolin drejtues të Real Madridit. Rezultatet e tregojnë më së miri këtë gjë. Uroj më të mirën për këtë mik, të vazhdojë për shumë vite me këto ritme.”

Zhgënjimi nga Barcelona: “Klubi ka pasur një sezon të mirë, ka pasur momente të futbollit të madh, por ka prodhuar edhe lojëra jo të mira. Në përgjithësi nuk mendoj se ka shumë ndryshime në mënyrën se si katalanasit luajnë.”

 

Artikulli paraprakMe ta zyrtarizuar Valverede-n, Barcelona ka edhe një dhuratë befasuese për tifozët
Artikulli tjetërRritet konkurenca për Gerard Deulofeu, pas Barcelonës interesim serioz ka shfaqur edhe kjo skuadër!