Kosova do të pvrballet me Ukrainën me 9 tetor por me sa duket kjo ndeshje pritet të shoqërohet nga shumë probleme burokratike.
Ukraina nuk e njeh pavarsinë e Kosovës dhe si rrjedhojë futbollistët e përfaqësueses së Kosovës nuk lejohen të futen në Ukrainë me pasporta të shtetit të Kosovës.
Fillimisht u disktua që ndeshja të luhej në një vend asnjanës, por UEFA ka kërkuar që ndeshja të luhet në Ukrainë. Asgjë nuk është vendosur akoma dhe pritet që të jetë FIFA ajo që do të japë vendimin përfundimtar për sa i përket zhvillimit tëkësaj ndeshjeje.
“UEFA ka kërkuar nga Federata e Ukrainës që ndeshja të organizohet pikërisht në Ukrainë, por ajo që do të marrë vendimin përfundimtar është FIFA pasi ajo i ka kompetencat si organizatore e Botërorit. Ukraina nga ana tjetër kërkon që ndeshja të zhvillohet në fushë asnjanëse, megjithatë ne jemi në pritje.” deklaroi Fadil Vokrri.