Sipas mediave spanjolle, FIFA ka vendosur të ndryshojë formatin e organizimit të Botërorit të klubeve. Me formatin e ri, ky event do të zhvillohet çdo 4 vite dhe në të do të marrin pjesë 24 skuadra.

Mes ekipeve pjesëmarrëse, do të jenë ekipet më të mira të 4 vjeçarit, 12 prej të cilave nga Europa, 5 nga Amerika e Jugut dhe nga dy për kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Veriut.

24 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe, por ka ende dilema në lidhje me kohën kur do të zhvillohet ky event. Opsioni kryesor mbetet muaji qershor, por nuk përjashtohet as dhjetori, siç është aktualisht. Gjithsesi, në takimet e ardhshme të organizmit më të lartë të futbollit në botë, do të marrin formë edhe detajet e këtij kompeticioini.

/Supersport.al

Artikulli paraprakF1, si e humbën titullin Vettel dhe Ferrari
Artikulli tjetërSeria A është përsëri tërheqëse. Rusët, kinezët dhe sheikët janë gati të investojnë