Të hënën do të nisë faza eliminatore e Botërorit “Rusi 2018”. Këtë herë Kupa e Botës do të ketë edhe një skuadër të re, e cila ka dhënë prova, por jo zyrtarisht. Kosova do të marrë pjesë për herë të parë, ndërsa faqja zyrtare e FIFA-s nuk ka ngurruar që ta vendosë në ballinën e saj.
Në shkrimin sqarues, FIFA duke i uruar mirëseardhjen shtetit më të ri, shprehet: “Katër ndeshje pa humbje, duke përfshirë tre fitore. Ky është vrapimi i Kosovës, e cila mund të surprizojë në ndeshjen e parë zyrtare kundër Finlandës. Ish-sulmuesi i Zvicrës, Albert Bunjaku ka shënuar tre gola në katër ndeshje me Kosovën e tij”, mbyllet përshkrimi.
Kosova do të luajë të hënën kundër Finlandës në transfertë, ku për herë të parë trajneri Bunjaki do të provojë veten në një test zyrtar.