Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ka kërkuar informacione shtesë nga Manchester United në lidhje me transferimin e Paul Pogba.
Burimet nga agjensioni France Footbal, ka thënë se FIFA para pak javësh ka kërkuar informacione rreth transferimit të të shtrenjtë në histori të futbollit, pasi gushtin e kaluar pogba kaloi nga Juventus në Old Trafford, përcjell Korneri.net.

Sipas dokumentacioneve që më herët është thëmë për opinion, agjenti i Pogbas, Mino Raiola ka fituar nga ky transferim 49 milionë euro duke shfrytëzuar këtë interes, pasi ishte njëkohësisht edhe agjent i Juventusit dhe lojtarit francez.
Mediapart ka raportuar se ky transferim ka kushtuar 127 milionë euro, prej të cilave 78 milionë i kanë takuar Juvrntusit, ndërsa 49 milionë Mino Raiolas.

FIFA po punon në këtë drejtim pasi sipas të gjitha gjasave Raiola nuk i ka treguar Man.United se ai punon për Juventusin, që është e kundërligjshme kjo gjë në Angli. /Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare: Shkarkohet tri javë para fundit
Artikulli tjetërPas shkarkimit të Piolit, Interi fillon bisedimet me trajnerin e ri