Futbollistët profesionist për nga natyra janë mjaftë garues, por kur në duart e tyre kanë videolojëra dhe ata dalin para televizorëve që ta sfidojnë njëri tjetrin sin ë lojën FIFA-17, atëherë atmosfera është elektrizuese.

Kështu, Paul Pogba, David De Gea, Ashley Young dhe Timothy Fosu-Mensah  luajtën këtë lojë atraktive kundër Wayne Rooney, Anthony Martial, Daley Blind dhe Jesse Lingaard.

“Pa, Pogba, Pogbaaaa”, bëtiti francezi në vetën e tij pasi e huqi një mundësi ideale, por në minutën e 81. ishte i pagabueshëm.

Pogba nga 25 metra me një gjuajtje fantastike shënoi për 1:0. Wayne Rooney nga ana tjetër kishte mundësi ideale në kohën shtesë për ta barazuar rezultatin, por portiere De Gea e priti gjuajtjen e tij, që eshokoi Daley Blind.

Skuadra e Pogbas shënoi fitore minimale prej 1:0.

 

Artikulli paraprakReali vazhdon i pari, CSKA dhe Olimpiacos sigurtë, Barcelona afër eliminimit
Artikulli tjetërKush po thot kinezët po ndalen? Edhe Rooney po ikën atje!