Peja është mbajtur mirë në ndeshjen e parë debutuese në FIBA Europe Cup, pasi verdhezinjtë të mërkurën mbrëma në Rumani janë mposhtur nga Cluj-i në kuadër të Grupit G të kësaj gare me rezultat 85:76 (22:18, 15:22, 19:21, 29:15).
Cereku i katërt ka qenë fatal për Pejën, atëherë kur nikoqirët e treguan fytyrën e vërtetë dhe kështu para adhuruesve të vet startuan në FIBA Europe Cup me fitore.
Koshashënuesi më i mirë te Peja ishte Austin Tillotson me 10 pikë, 10 kërcime e 4 asistime, kurse te Cluj-i më i dalluari ishte Kyndall Dykes me 27 pikë.
Verdhezinjtë ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup do ta luajnë si nikoqirë më 26 tetor me fillim nga or 19:30 kundër AEK Larnaca nga Qipro.