Federata e Hendbollit e Kosovës, i shpalli më të mirët për vitin 2016.
Hendbollisti i Besës Famiglia nga Peja, Kastriot Jupa dhe ajo e Prishtinës, Burneta Rama, iu takoi epiteti i hendbollistëve më të mirë të vitit 2016.
Te meshkujt, “Shtatëshja” e vitit: Arbër Curri (KHF Besa Famiglia), portieri më i mirë i vitit 2016; Lindrit Fetahu (KH Trepça), alo e majtë; Deniz Terziqi (KH Trepça), aloja e majtë; Vlerson Zherka (KH Kastrioti), qendra më e mire; Kastriot Jupa (Besa Famiglia), pivotmeni; Beni Syla (KH Kastritoi), mezoaloja më e mirë; Drilon Tahirukaj (Besa Famiglia), alo e djathtë; Rron Ramadani (KH Kastrioti), hendbollisti më i mirë në mbrojtje. Alban Haziri (KH Zhegra); golashënuesja më e mirë e vitit 2016 gjithashtu u shperlby edhe lojtari Luigj Quni (Zvicër) si lojtari më i suksesshëm i diasporës.
Ndërsa në konkurrencën e femrave shtatëshja e vit: Njomza Kelmendi (KHF Prishtina) Portierja më e mirë e vitit 2016, Aida Stagova (KHF Kastrioti) Alo e majtë,Elma Kameri (KHF Istogu) Mezoalo e majtë më e mirë, Burneta Rama (KHF Prishtina) Qendra më e mirë, Arlinda Krasniq KHF (Istogu) Pivotmenja më e mirë, Albulena Kelmendi (KHF Shqiponja) Mezoalo më e mirë, Shpresa Fazlija (KHF Kastrioti) Alo e djathtë më e mirë , Shqipe Tahiri (KHF Shqiponja) Hendbollistja më e mirë në mbrojtje, Xhevahire Bajramaj (KHF Shqiponja) Golashënuesja më e mirë , me 212 shënime, gjithashtu u nderua edhe lojtarja Leonora Demaj Danimarkë) Hendbollistja më e suksesshme në diasporë.

Klubet më të suksesshëm u ndan mirënjohje:

KH Besa Famiglia në konkurrencën e seniorëve, juniorëve, kadetëve dhe pionierëve.

KHF Prishtina në konkurrencën e senioreve.

KHF Kastrioti në konkurrencën e kadetëve.

KHF Istogu në konkurrencën e pioniereve.

Gjyqtarët më të mirë të vitit 2016 u zgjodhën dyshja nga Gjakova Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi ndërsa me qmimë të veçante u shpërblye edhe vëzhguesi-kontrolluesi Fahredin Hashani i cili vëzhgoi ndeshjet në EURO 2016 në Kroaci si dhe gjyqtarët Arsim dhe Erdoan Vitaku të cilët drejtuan ndeshje në Kampionati Evropian Euro 2016 në grupmoshën U20.
Gjithashtu u nderua edhe qifti i gjyqtareve Arlinda Krasniq-Shkurta Menxhiqi për talentin e tyre dhe perspektivën në arenën ndërkombëtare.

Punëtori sportiv i vitit 2016 u shpall Skender Alija i klubit KHF Shqiponja

Trajneri më i suksesshëm i vitit 2016 u shpall Armben Muqolli i KH Besa Famiglia.

Me mirënjohje u nderuan edhe partnerët, donatorët të cilët përkrahën dhe ndihmuan në avancimin e Hendbollit ata janë:

MKRS (Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit gjegjësisht DS ( Departamenti i Sportit) , VALA, KEP.

Gjithashtu u nderua edhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës

Me mirënjohje u nderuan edhe lojtarët dhe lojtaret më të dalluara në grupmoshat e rinjë dhe të reja:

Konkurrenca e fermave:

Puhiza Gashi (KHF Kastrioti), Fatjona Rexhaj (KHF Istogu), Arrita Kursani (KHF Vëllaznimi) Bleona Hashani (Trepça) ,Loreta Berisha (Prishtina)
Konkurrenca e meshkujve
Jon Muqolli (BESA Famiglia), Drenit Tahirukaj (BESA Famiglia) Labinot Gubetini (Vushtrria) , Atdhe Basholli (Trepça), Arti Luzha (Vëllaznimi)
Me mirënjohje për kontributin e dhen në Hendbollin Kosovar u nderuar edhe trajneri nga Mitrovica Imer Selmanaj (Post Mortum) si dhe lojtari i KH Llapi Butrint Bajrami.

FHK-së

Artikulli paraprakKroatja Nina Moric sulmon keq Allegrin
Artikulli tjetërSpurs të pandalshëm, kampionët i kthehen fitores