Federata e Futbollit e Kosovës, (FFK-Së), pas disa shkrimeve në disa nga portalet dhe gazetat kosovare rreth pjesëmarrjes dhe shpërblimeve të klubeve të Kosovës që do të marrin pjesë në garat evropiane, për të larguar çdo dilemë dhe keqkuptim FFK-së, përmes një shkrimi që i është dërguar të gjitha mediave në vend sqaron opinionin futbolldashës siç vijon.

“Kampioni i Kosovës në Vala superligën e Kosovës, fiton të drejtën e garave në Ligën e Kampionëve, natyrisht i licencuar dhe merr shpërblimin e paraparë nga UEFA. Në garën e Europa League merr pjesë skuadra fituese e Digitalb Kupës së Kosovës, nëse është e licencuar, në të kundërtën në Europa League merr pjesë nënkampioni (skuadra e renditur në vendin e dytë në Vala Superligë) e licencuar dhe merr shpërblimin e paraparë nga UEFA.”

Kjo do tw thotw se nwse Besa e Pejws e fiton Digitalb Kupwn, atwhetw automatikisht nw Europa League shkon FC Prishtina si skuadra e dytw e Vala Superligws, pasi skuadra pejane nuk ka lincencw pwr tw luajtur nw Evropw, ndwrsa nwse e fiton Llapi, atwherw do tw jenw ata nw Europa League.

Artikulli paraprakStatistikat e edicionit 2016/17, në Serie A kampionati me më shumti gola
Artikulli tjetërPas Kessie, Milan të hënën godet sërish në merkato