Gjatë pasditës Komisioni Ekzekutiv i FFK-së,  mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit kryetar, ku bisedoi për shumë çështje rreth futbollit kosovar. KE analizoi javën e parë të garave në Vala Superligën e Kosovës dhe konstatoi se pati një fillim të mirë me një organizim të shkëlqyeshëm, por me me disa lëshime në ndarjen e drejtësisë, për të cilat u kërkua nga organet që të ndërmerren të gjitha masat për evitimin e tyre në vazhdim. KE me qëllim të rritjes së efikasitetit  dhe në përputhje me aktet normative të UEFA-s emëroi Komisionet e garave në vend të Komisarëve siç ishte deri me tash.Komisioni për Vala Superligën dhe Ligën e parë të Kosovës do të ketë këtë përbërje:

  1. Ismet Ahmeti, kryetar
  2. Isuf Ajeti anëtar
  3. Sahit Kelmendi, anëtar

Komisioni për Ligën e dytë ka këtë përbërje:

  1. Ismajl Ajeti, kryetar
  2. Ekrem Buçinca, anëtar
  3. Bardhyl Seferi, anëtar

KE  shqyrtoi edhe përgatitjet për ndeshjen e parë eliminatore për kampionatin botëror Rusia 2018, dhe  konstatoi se ato po rrjedhin sipas dinamikës me gjithë disa vështirësi të natyrave te ndryshme.

Artikulli paraprakNuk ishte ashtu siç dukej nga kamerat
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Amir Rrahmani i tha “po” Kosovës