Gjilani ka arritur të mbijetojë në Superligë, pasi në ndeshjen kryesore të vitit barazoi pa gola ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, por që ishte mjaftushëm të sigurojë qëndrimin në Superligë, të paktën edhe për një edicion.

Në praninë e një numri të madh të spektatorëve gjilanasit arritën përkundër atmosferës së zjarrtë të mbajnë rrjetën të pa prekur me ç’rast dërguan Vëllaznimin në ndeshjet e barazhit ku do të ndeshet me Ferizajn.

Ndeshja në fund u ndërpre për disa minuta pasi pati gjësende të hedhura në fushë kur Gëzim Rusi po zëvendësohej në kohën shtesë me ç’rast vendasit të revoltuar reaguan ashpër ndaj tij tij të cilit nuk i ngutej.

Gjyqtari i takimit Genc Nuza, me asistentët e tij e delegatin e ndeshjës pas konsultimeve vendosën të zbrazin tribunën nga ku edhe u hodhën gjësende në fushë.

Artikulli paraprakNdërpritet ndeshja në Gjakovë: Genz Nuza merr këtë vendim
Artikulli tjetërJa si duken ftesat për ndeshjen Prishtina – Drita (FOTO)