Fitore dhe kualifikim në Europa League për Atalantën, që iu fal golit të Berat Gjimshitit për të thyer 1-0 Sturm Graz. Kapiteni i Shqipërisë realizoi në ndeshjen numër 200 me skuadrën nga Bergamo, duke e bërë festën edhe më të bukur.

Ky ishte goli i parë sezonal për qendërmbrojtësin shqiptar. Qazim Laçi u fut në pjesën e dytë dhe i dha shumë energji Spartës së Pragës. Por, kampionët e Çekisë nuk evituan dot humbjen 2-1 në transfertë ndaj Rangers.

Marseille iu fal golit të Chancel Mbemba në pjesën e parë për të fotiar 0-1 ndaj AEK-ut të Athinës. Skuadra e Gattusos u ngjit në

krye të grupit B falë suksesit në Athinë.

Fitore të rëndësishme arritën edhe West Ham, Real Betis dhe Fraiburg, ndërkohë që festoi edhe Aston Villa në Conference League. Pas triumfit 2-1 me përmbysje kundër AZ Alkmaar.

/Supersport.al

Artikulli paraprakLeverkusen po fluturon, Liverpool dhe Roma humbin, Brighton shfrytëzoi krizën e Ajax-it
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Lecce-Milan