Inter gjatë këtij afati kalimtar veror transferojë lojtarë me vlerë prej 118 milionë euro, dhe kjo ka ndikuar shumë në festën që ishte edhe para ndeshjes kampionale kundër Palermos. Bile prezantimi i Joao Mario në praninë e më shumë se 70 mijë tifozëve prezent në Meazza, ishte aq i madh saqë në fund të ndeshjes dëshprimi ishte i madh.

Mysafirët që u konsideruan autsajder kaluan të parët në epërsi me golin e Andrea Rispoli, ndërsa pas shumë rasteve të krijuara më në fund barazoi Mauro Icardi pas harkimit shumë të mirë të Antonio Candreva.

Dy ndeshje një pikë për Interin, kritikat e mëdha drejtë skuadrës apo trajnerit De Boer do të shkojnë pa ndal nga mediat italiane, e ku është faji…

Artikulli paraprakBundesliga, Abrashi debuton me humbje
Artikulli tjetërBalaj nuk ndalet,i jep fitoren Terek Groznit (VIDEO)