Lideri aktual në Formula1, Sebastian Vettel ishte më i shpejti në pole-position në garën që po mbahet në Sochi të Rusisë. Piloti i Ferrarit regjistroi kohën më të shpejtë 1’33″194, duke e lënë mbrapa shokun e skuadrës Kimi Raikkonen, ndërsa nga pozita e tretë do të niset Valteri Bottas, kurse pas tij do të nise Lewis Hamilton, Daniel Ricciardo dhe Felipe Massa, shkruan Korneri.net.
Ferrari po vërtetohet si skuadra me bolidin më të mirë së paku në këtë fillim të këtij edicioni, pa padyshim favoriti më i madh për të triumfuar sivjet edhe titullin e pilotit dhe të skuadrës. /Korneri.net

Artikulli paraprakShtyhet ndeshja Gjilani-Feronikeli
Artikulli tjetërLuan Krasniqi parashikon fituesin e duelit Joshua- Klitschko