Edicioni jo i mirë i Feronikelit ka shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë për transfere gjatë këti afati kalimtar të verës.

Siç mëson futbollikosovar.com, Feronikeli tashmë do ta rikthejë në rradhët e saj futbollistin, Lapidar Lladrovci.

Lladrovci ishte pjesë e Feronikelit madje edhe kapiten i saj dy vite më parë ku kaloi më pas te skuadra shqiptare, Kukësi, atje ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

Më pas u transferua te skuadra e Trepçës ’89 e ku edhe këtu kishte suksese, ngase arriti të fitojë titullin kampion, të luajë në Ligën e Kampionëve e më pas të fitojë edhe trofeun e Superkupës.

Artikulli paraprakDrita vjen me përforcimin e parë për ‘Champions’ [FOTO]
Artikulli tjetërKlubi nuk e mbajti, Dren Gashi godet Vëllaznimin pas barazhit