Kampioni aktual Feronikeli ashtu siç është pritur ka kaluar fare lehtë Hajvalinë, duke e mposhtur me rezultat bindës 6-1, në kuadër të javës së 22-të, e Vala Superligës e Kosovës në futboll.

Dallimi në cilësi në “Repxhep Rexhepi”, ishte jashtëzakonisht i madh andaj vendësit nuk e patën të vështirë të shënojnë nga 3 gola në të dyja pjesët.

Gjatë pjesës së parë te Feronikeli shënuan, Hoti, Hoxha e Milicaj, derisa në etapën e dytë të lojës në listën e golashënuesve u shtuan edhe emrat e afrikanit Kamara, e kapitenit Gerbeshi, në ndërkohë në fitorën e Feronikelit, kontriboi edhe mbrojtësi i Hajvalisë, Blerti Rashiti që shënoi autogol. Golin e vetëm për Hajvalinë e shënoi i riu Edison Kqiku nga penalltia.

Feronikeli mbetet në pozitën e dytë me 48 pike, por ka një ndeshje më tepër se lideri Trepça89, që ka 51 sosh.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Feronikeli – Hajvalia
Artikulli tjetërJa cilën skuadër e favorizojnë bastet në ndeshjen Bayern – Real