Një trening i lehtë për kampionin aktual të Kosovës, Feronikelin.
Të përgjedhurit e Afrim Tovërlanit shënuan fitore të lehtë dhe bindëse ndaj Hajvalisë 6:0, në kuadër të ndeshjes së parë të xhiros së 27-të, në Vala Superligë dhe për momentin janë vetëm 4 pikë mbrapa liderit Trepçës ’89.

Është kjo hera e dytë që Feronikeli shënon gjashtë herë në portën e Hajvalisë, pasi këtë e bëri edhe muajin e kaluar në të njëjtin stadium, vetëm se Hajvalia në atë ndeshje kishte shënuan njëherë.

Gjithçka mori fund që në pjesën e parë kur dy herë Bujar Shabani dhe një gol i bukur i Labinot Osmanit i dhanë fund çështjes së pikëve të plota, por edhe në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera. Së pari Bujar Shabani shënoi për herë të parëte Feronikeli hat-trick, ndërsa golin e fundit e realizoi Mentor Zhdrella.

Artikulli paraprakManchester City interesohet për Bonuccin
Artikulli tjetërNë Spanjë dyshojnë tek shorti