Kampioni aktual Feronikeli, i ka treguar Ferizajt se jo rastësisht është një nga skuadrat më të forta në vend.

Nikli pas humbjës pothuajse befasuese nda Drenica, është rikthyer fuqishëm te fitora pasi deklasoi Ferizajn në udhëtim 0-4.

Gjatë pjesës së parë gola nuk pati, derisa skuadra e Tovërlanit arriti “Poker”, në etapën e dytë të takimit.

Për Feronikelin dirigjent të fitorës ishin Osmani me dy gola dhe Zhdrella e Kurtishaj.

Feronikeli aktualisht ka 51 pikë dhe rradhitet i dyti, derisa Ferizaj do të ketë punë për mbijetesë, pasi deri tash ka tubuar vetëm 21 pikë në vendin e 9-të.

Artikulli paraprakShkëlqen Khalid, shkëlqen Prishtina, Drita në telashe
Artikulli tjetërLlapi godet keq ëndrrën e Trepçës