Feronikeli sipas parashikimeve kanë shënuar fitore ndaj Besës në Pejë me rezultat 0:5, pasi klubi pejan luajti me junior pasi skuadra e parë është në bojkot shkaku i problemeve me kryesinë e klubit që nuk po i paguan pagat lojtarëve.

Skuadra nga Drenasi shënoi dy golat e parë përmes lojtarit në formë Mark Milicaj i cili e dërgoi skuadrën e tij në pushim me dy gola epërsi, dhe ishte mësë evidente se pjesa e dytë do të jetë vetëm formalitet për ta. Tre golat tjerë i shënuan Elshani, Lushtaku dhe Arifaj që nuk e kishin të vështirë të realizojnë. Ishte kjo fitore e vlefshme për Feronikelin që shfrytëzoi krizën e madhe të Besës që mund të jetë ashtu siç e kemi thënë më herët pretendente kryesore për të rënë nga elita e futbollit tonë. /Korneri.net

Artikulli paraprakEder e shpëtoi Interin
Artikulli tjetërGjilani mposhti Llapin që është skuadër tjetër në udhëtim