Ish kampioni i Kosovës, Feronikeli e ka parë të zinjët e ullirit, ndaj debutuesit Vllaznisë së Pozharanit, e cila përkundër disfatës u mbajt mjaft mirë në Drenas.

Skuadra e trajnerit Gani Sejdiu, ka arritur pikët e plota në duel me Vëllazninë, por për të arritur te ky sukses drenicakët u djersitën mirë dhe fitorja erdhi krejt në fund të takimit kur Granit Arifaj në minutën e 89-të, shënoi supergol për ti dhënë fitorën e parë Feronikelit.

Pas kësaj fitore Feronikeli ka tre pikë pas javës së parë ashtu sikurse Trepça89 e Llapi.

Artikulli paraprakBuzëqesh Batatina, Llapi e nis me fitore
Artikulli tjetërAtmosferë elektrizuese në Pallatin e Rinisë (FOTO)