Feronikeli 74 ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra nga Drenasi të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Dukagjinit.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Florent Avdyli. Avdyli në minutën e 34-t plasoi bukur topin nga zona, pasi mori pasimin nga sulmuesi Alban Shillova. Për Feronikelin 74 është fitorja e pestë e edicionit aktual, ndërsa Dukagjini pësoi disfatën e katërt sezonale. Me pikët e plota, Feronikeli 74 tani ngjitet në pozitën e shtatë me 18 pikë, një më shumë se Gjilani i vendit të tetë.

Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 21 pikë. Në javën e ardhshme të Superligës dhe të fundit për këtë vit, Feronikeli 74 luan në udhëtim te Fushë Kosova, ndërsa Dukagjini në Klinë e pret Gjilanin.

Artikulli paraprakDrita e fitoi derbin e qytetit
Artikulli tjetërRoma u mbajt me 9 futbollistë, Fiorentina mori pikë në Olimpico